Lidhje

Astronautët amerikanë dhe japonezë ecin në hapësirë


Inxhinierët Williams dhe Hoshide ​janë duke u përpjekur të instalojnë një pajisje të re.

Astronautët amerikanë dhe japonezë janë duke zhvilluar një ecje në hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar për të përfunduar një instalimin të pajisjeve që nuk e arritën dot javën e kaluar.

Inxhinierët Sunita Williams e NASAs dhe Akihiko Hoshide e Agjencisë ajrore japoneze të Hapësirës ​ janë përsëri duke u përpjekur të instalojnë një zëvendësues për sistemin e dëmtuar të elektricitetit.

Njësia është një komponent prej 107 kilogramësh që përçon energjinë nga krahët solar në sistemin e brendshëm të stacionit. Një ecje prej 8-orësh, e 17 minuta smë 30 gusht përfundoi pa sukses.

Kjo është ecja e 165 në hapësirë në mbështetje të stacionit hapësinor dhe mirëmbajtjen e tij, e gjashta në karrierën e Williams dhe e dyta për Hoshide.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG