Lidhje

Rrëzimi i anijes turistike të hapësirës


Miliarderi britanik Richard Branson tha se është i vendosur të gjejë shkakun e aksidentit të anijes turistike të hapësirës që u rrëzua të premten duke vrarë një pilot dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

Branson tha të shtunën në një konferencë shtypi se siguria ka qënë gjithmonë prioriteti kryesor i programit të tij.

Ai nuk diskutoi asnjë hollësi nga aksidenti, që zyrtarët e transportit federal po hetojnë.

Anija e hapësirës SpaceShipTwo, u rrëzua pasi u lëshua nga një avion gjatë një fluturimi prove në shkretëtirën Mojave në Kaliforni. Zyrtarët thane se piloti i plagosur arriti të katapultonte nga anija komerciale e hapësirës Virgin Galactic.

XS
SM
MD
LG