Lidhje

SpaceX Dragon mbërrin në stacionin e hapësirës


Është hera e parë që një kompani private dërgon një anije për në stacionin orbital, duke shënuar fillimin e një faze të re në programin amerikan të hapësirës

Anija private e Hapësirës SpaceX Dragon u bë mjeti i parë në pronësi të një kompanie private që arrin në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

Ekuipazhi i stacionit orbital, me anë të një krahu robotik e ka kapur anijen për ta ankoruar atë në stacion. Austronautët e ekuipazhit në Station do t’a hapin kapsulën e hapësirës nesër.

Është hera e parë që një kompani private dërgon një anije për në stacionin orbital, duke shënuar fillimin e një faze të re në programin amerikan të hapësirës.

Anija Dragon do të qëndrojë e ankoruar në stacionin orbital për afro një javë, në mënyrë që njerëzit në stacion të mund të shkarkojnë rreth 500 kilogram furnizime nga anija dhe të ngarkojnë në të pajisje të përdorura që duhen kthyer në Tokë.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA i është drejtuar kompanisë SpaceX dhe kompanive të tjera private për transportimin e furnizimeve, dhe më vonë ndoshta të astronautëve, për në stacionin e hapësirës, të cilat do të kryejnë kështu funksionin e anijeve tashmë të tërhequra nga përdorimi.
XS
SM
MD
LG