Lidhje

SpaceX paraqet anijen për transport të astronautëve


Kompania private Space Exploration Technologies, e njohur si SpaceX, ka paraqitur një anije hapësinore që mund t’i japë mundësi NASA-s të dërgojë njerëz në hapësirë me një çmim më të ulët dhe me më shumë lehtësi.

Drejtuesi i SpaceX, Elon Musk e paraqiti dje kapsulën e re, të quajtur Dragon 2, në selinë e kompanisë në Hawthorne të Kalifornisë. Ai tha se mjeti i ri mund të shërbejë si kundërpeshë për monopolin e tanishëm që ka Rusia për dërgimin e anijeve në hapësirë.

Që kur flota e anijeve amerikane ndali fluturimet në vitin 2011, NASA është varur nga raketat ruse për të transportuar astronautë në Stacionit e Hapësirës.
XS
SM
MD
LG