Lidhje

Spanjë, në arrest makinisti i trenit


Policia spanjolle ka arrestuar makinistin e trenit i cili u përplas të mërkurën, dhe si pasojë vdiqën të paktën 78 persona.

Policia thotë se po heton zotin Francisco Jose Garzon Amo për pakujdesi kriminale, por ai akoma nuk është dënuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Makinisti 52 vjeçar u arrestua sot në spitalin ku ai po trajtohej për plagët e shkaktuara në aksident.

Raportet thonë se treni mund të ketë qenë duke udhëtuar më shumë se dyfishin e lejuar të limitit 80 kilometra për orë të shpejtësisë, kur doli nga binarët dhe u përplas afër një stacioni në qytetin Santiago de Compostela.

Autoritetet do të mësojnë më shumë rreth rrethanave të ngjarjes nga të dhënat e regjistruara në kutinë e zezë të trenit, e cila tani ndodhet në zotërimin e hetuesve.
XS
SM
MD
LG