Lidhje

8 të arrestuar nën dyshime për lidhje me al-Kaidën në Siri


Forcat spanjolle të sigurisë kanë arrestuar tetë persona që dyshohet se kanë lidhje me al-Kaidën në Siri gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit.

Ministria e Brendshme spanjolle thotë se aksioni i policisë ishte në Ceuta, një enklavë spanjolle në bregun veriperëndimor të Afrikës. Rrjeti vepron gjithashtu në qytetin maroken të Fnidequt aty pranë.

Ministria thotë se të arrestuarit dyshoheshin se po u dërgonin luftëtarë grupeve të lidhura me al-Kaidën që veprojnë në Siri. Po ashtu shton se disa rekrutë kishin kryer sulme vetëvrasëse ndërsa të tjerë ishin futur në kampe stërvitjeje të terroristëve.

Identitetet e të arrestuarve nuk janë bërë ende publike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG