Lidhje

Papunësia detyron spanjollët të shkojnë në Gjermani


.

.

Papunësia masive i ka detyruar shumë spanjollë të largohen nga vendi i tyre drejt Gjermanisë, për të punuar. Shifra e papunësisë në Spanjë është 27 për qind, ndërsa mes të rinjve arrin në 56 për qind. Kohët e fundit, një qytezë e vogël spanjolle e prekur nga papunësia, u përfshi në një eksperiment, me qytetin gjerman Vunzidel të Bavarisë.

Qyteti gjerman me shumicën e popullsisë të moshuar, kishte nevojë për krah pune, kështuqë dy qytetet arritën një marrëveshje për punësimin e të rinjve.

Vetëm në vitin 2012, rreth 19 mijë spanjollë emigruan në Gjermani, për të punuar përkohësisht, me shpresën e kthimit në vendin e tyre kur gjendja ekonomike të përmirësohet.
XS
SM
MD
LG