Lidhje

Spanja dëbon dy pjesëtarë të trupit diplomatik të Rusisë në Madrid

  • Zëri Amerikës

Spanja dëbon dy pjesëtarë të trupit diplomatik të Rusisë në Madrid

Spanja dëbon dy pjesëtarë të trupit diplomatik të Rusisë në Madrid

Spanja dëboi dy pjesëtarë të trupit diplomatik të Rusisë në Madrid dhe thotë se Moska ka reaguar, duke dëbuar edhe ajo dy diplomatë spanjollë.

Ministria e Jashtme spanjolle tha sot se diplomatët rusë ishin këshilluar të largoheshin, pasi u zbulua se ishin përfshirë në aktivitete që nuk përfshihen në statusin e diplomatit. Në gjuhën diplomatike, kjo frazë përdoret zakonisht për të nënkuptuar spiunazh.

Ministria tha se Rusia, si hakmarrje, dëboi dy zyrtarë të ambasadës spanjolle. Gazeta e përditshme spanjolle “El Paiz” tha se dëbimi i rusëve ndodhi në fillim të nëntorit, bazuar tek kërkesa e Drejtorit të Qendrës Spanjolle të Zbulimit.

Ministria e Jashtme spanjolle tha se të dyja qeveritë e konsiderojnë incidentin të mbyllur dhe po punojnë për kthimin e trupit të tyre diplomatik në kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

XS
SM
MD
LG