Lidhje

Spanja del në gjysmëfinale, skualifikon Gjermaninë 1 me 0


Spanja del në gjysmëfinale, skualifikon Gjermaninë 1 me 0
Spanja del në gjysmëfinale, skualifikon Gjermaninë 1 me 0

Spanja dominoi ndeshjen me Gjermaninë në qytetin bregdetar Durban të Afrikës së Jugut. Mesfushorët spanjoll kontrolluan aksionet që nga fishkëllima e bilbilit me pasa të shpejtë dhe preçizë. Problemi i tyre i vetem ishte realizimi i golit i cili erdhi në minutën e 73-të nga mbrojtësi i qendrës Carles Puyol. Puyol i cili luan për Barcelonën, realizoi një goditje me kokë të pasuar nga Xavi Hernandez që shkelmoi topin nga goditja e kendit.

Ndeshja ishte ripërseritje e finales së Kampionatit Evropian të vitit 2008 të fituar nga Spanja me të njëjtin rezultat.

Trajneri spanjoll, Vincente del Bosque, tha se mendonte se ekipi i tij bëri një paraqitje të shkëlqyeshme që nga mbrojtja deri tek sulmi. Ylli spanjoll David Villa, i cili sëbashku me Wesley Sneijder të Holandës kanë shenuar nga pesë gola, tha se ekipi i tij duhet të kishte bërë më shumë gola, por tha se goli i Puyol-it i kishte vënë ata në finale.

Në ndeshjen finale të së dielës, Spanja do të përballet me ekipin holandez i cili po ashtu nuk ka fituar snjëherë kampionatin. Holanda humbi ndeshjen për titullin kampion në vitin 1974 në ballafaqimin me Gjermaninë dhe në vitin 1978 në finalen me Argjentinën.

Policia holandeze thotë se më shumë se 60 mijë tifozë pushtuan qendren e Amsterdamit të për të parë fitoren 3-2 ndaj Uruguajit në gjysëmfinale në një televizion gjigand. Tifozët shprehën entuziazmin për kthimin e Holandës në finalet e Kampionatit Botëror pas një mungese 32 vjeçare.

Një turmë prej afro 61 mijë njerëzish morën pjesë në ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë. Mes të pranishmëve ishte edhe mbretëresha Sofia e Spanjës e cila u ul mes presidentit të FIFA-s dhe presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

FIFA thotë se pjesmarrja në Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut i ka kaluar tre milion. Ky kampionat pritet të renditet i treti për nga pjesmarrja pas kampionatit të vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara dhe atij të vitit 2006 në Gjermani. Kampionati Botëror 1994 shenoi një pjesmarrje rekord prej 3,5 milion tifozësh.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG