Lidhje

Spanjë: Mijëra vetë në protesta për gjendjen ekonomike


Në Spanjë sot kishin dalë në demontratë në rrugët e Madridit mijëra vetë, për të protestuar kundër masave të ashpëra ekonomike dhe krizë financiare që po përjeton vendi. Rrugët kryesore të kryeqytetit spanjoll ishin bllokuar.

Organizatore e grevës ishte Shoqata Takimi Social, ku morën pjesë mbi 150 organizata, si dhe Sindikatat e Punonjësve. Protetuesit spanjollë që mendohet të kenë kapur shifrën e gjysmë milioni në sheshin e Kristofor Kolombit, mbanin në duar parrulla, ku thuhej” Përpara për të mbrojtur të ardhmen tonë”!
XS
SM
MD
LG