Lidhje

Spanja dhe Portugalia përballen me pasojat e krizës së borxhit


Spanja dhe Portugalia përballen me pasojat e krizës së borxhit
Spanja dhe Portugalia përballen me pasojat e krizës së borxhit

Spanja dhe Portugalia u përballën sot me pasojat e krizës së vazhdueshme të borxhit të qeverive të Evropës.

Në Spanjë, qeveria u angazhua për të shkurtuar deficitin, duke u pajtuar t’u shesë interesave private deri në 49 përqind të aksioneve të aeroporteve të vendit si dhe 30 përqind të aksioneve të lotarisë shtetërore. Veç kësaj, qeveria spanjolle tha se do t’u jepte fund pagesave prej 550 eurosh në muaj për 70 mijë punëtorët që kanë qenë të pa punë për më shumë se 2 vjet.

Ndërkaq, në Portugali, qeveria e prekur nga borxhi po has në vështirësi me përpjekjet e saj për t’iu shamgur nevojës për një paketë ndihmash financiare.

Kostoja e huasë portugeze për letrat me vlerë të qeverisë u rrit ndjeshëm, në një normë interesi prej gati 5,3 përqind nga 4,8 përqind që ishte dy javë më parë. Kjo është norma më e lartë e interesit që Portugalia ka paguar që kur vendet evropiane filluan përdorimin e monedhës së përbashkët euro më 1999.

XS
SM
MD
LG