Lidhje

Spanja nën shtrëngimin e borxhit të madh

  • Henry Ridgwell

Spanja nën shtrëngimin e borxhit të madh

Spanja nën shtrëngimin e borxhit të madh

Spanja është një nga vendet e fundit të Bashkimit Europian që kanë vendosur masa shtrënguese ndaj buxhetit, të cilat ndonëse nuk përkrahen nga publiku, janë të nevojshme për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit. Spanja, krahas Greqisë, është një nga vendet europiane që po përballen me borxhe të mëdha që ka të ngjarë ta dëmtojnë Euron. Kjo është arsyeja që Bashkimi Europian ka miratuar një paketë prej 1 trilion dollarësh për të stabilizuar euron.

Spanja është një nga vendet e fundit të Bashkimit Europian që kanë vendosur masa shtrënguese ndaj buxhetit, të cilat ndonëse nuk përkrahen nga publiku, janë të nevojshme për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit. Spanja, krahas Greqisë, është një nga vendet europiane që po përballen me borxhe të mëdha që ka të ngjarë ta dëmtojnë Euron. Kjo është arsyeja që Bashkimi Europian ka miratuar një paketë prej 1 trilion dollarësh për të stabilizuar euron.

Patríthia Martíneth punonte si infermiere në një spital të Madridit. Por shtatë muaj më parë ajo u pushua nga puna. Tani, çdo ditë, në orën shtatë të mëngjesit, ajo mban radhën për të kërkuar punë. Por deri tani nuk i ka prirë fati.

“Gjendja e tanishme është e rëndë në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin emocional të njerëzve mund të jetë e tmerrshme. Nuk e di se ç’po ndodh, jo vetëm në Spanjë, por kudo në Europë dhe në botë.”

Raste si të Patríthias mund të hasen kudo në Spanjë. Ky vend ka shkallën më të lartë të papunësisë në Europë, 20 përqind. Dhe mund të shkojë drejt keqësimit.

Europa po përballet me frikën e borxheve të mëdha publike. Borxhi i përgjithshëm i Spanjës arrin në mbi 11 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Edhe pse ekonomia e saj është shumë më e madhe, investitorët druajnë se Spanja, sikurse Greqia, nuk do të jetë në gjendje të paguajë huatë. Prandaj, qeveria po shkurton shpenzimet publike në masën 15 miliard euro brenda dy vjetëve.

Havier Ortega, ekonomist në City University të Londrës thotë se borxhi i Spanjës ka shënuar rritje të ndjeshme.

“Arsyeja është thjesht shtimi i të papunëve sepse në këtë rast duhet të paguhet më shumë asistencë për të papunët. Tani puna është se çdo të bëjë qeveria por natyrisht gjendja është ndryshe nga ç’ishte më parë sepse Europa tani ka një monedhë të përbashkët.”

Frika e borxhit ka përfshirë rrugët e Madridit. Ky njeri punon për agjencinë e mbledhjes së borxheve “El Kobradhor del Frak”. Mbledhësit vishen me kostume të veçanta për të turpëruar borxhlinjtë dhe për t’i shtyrë ata të paguajnë. Në zyrat e kompanisë, drejtori komercial Huan Karlos Rrodrígeth i tha Zërit të Amerikës se biznesi i tij po zgjerohet me shpejtësi.

“Industria e ndërtimit i ka punët më keq nga të gjithë. Gjithçka filloi tre-katër vjet më parë, kur kjo industri po lulëzonte. Pastaj, për shkak të krizës, askush nuk punonte dhe askush nuk paguhej. Sidomos në Andaluzi, në jug të Spanjës, mund të vëreni pasojat e kësaj.”

Në bregdetin jugor, Costa del Sol, shumë pallate kanë ngelur të zbrazëta ose të papërfunduara; shumë prej tyre janë ndërtuar për blerës të huaj, të cilët ka kohë që kanë hequr dorë nga planet për investime në Spanjë.

Íneth Riks punon për një kompani imobiliare, e cila u ofron shërbime njerëzve që nuk arrijnë të shesin dot pronat e tyre.

“Patëm rritje të madhe ekonomike nga fundvitet ’90 dhe pas vitit 2000. Çmimet vetëm ngriheshin dhe njerëzit ishin në gjendje të paguanin çfarëdo çmimi. Tani kanë mbetur me qindra komplekse të tilla sepse investitorët kanë ngelur pa para dhe natyrisht bankat janë larguar.”

Për gazetarët jashtë ndërtesës së parlamentit, ka vetëm një temë interesante—kriza e borxhit e cila përbën kërcënim për euron. Prandaj, Bashkimi Europian ka miratuar paketën prej afro 1 trilion dollarësh.

Megjithatë, kërkohet që qeveritë t’i shkurtojnë edhe më shumë shpenzimet publike. Mundësia e zvogëlimit të pagave dhe ndërprerjes së pensioneve ka nxitur protesta në rrugë. Sindikatat kanë bërë thirrje për grevë mbarëkombëtare në shtator, kundër planeve për lehtësimin e procedurave për heqjen e punëtorëve nga puna.

Ekonomisti Havier Ortega thotë se Europa duhet t’i kushtojë vëmendje konkurrencës.

“Nevojiten ndryshime nëse duam të mbajmë programet e mirëqenies sociale në Europë. Na duhet të përshtatemi më shpejt ndaj konkurrencës që na bëjnë vendet tjera. Nuk është më si në të kaluarën.”

Europa mund ta ketë kaluar krizën ekonomike, por vetëm tani po vërehen pasojat. Ndërsa euroja është në rrezik, shtrëngimet buxhetore do të shkaktojnë vështirësi në vitet e ardhshme.

Patríthia Martíneth nuk ishte me fat as sot. Sikurse miliona njerëz në mbarë Spanjën, ajo do të kthehet nesër në mëngjes për të kërkuar një vend të ri pune, duke pyetur nëse kjo gjendje mund të përmirësohet.

XS
SM
MD
LG