Lidhje

Spanja përballet me një krizë të një magnitude të madhe

  • Zëri Amerikës

Në kushtet kur kriza ekonomike në Spanjë është duke u thelluar më tej, ministri i jashtëm Hoze Manuel Garcia Margallo thotë se vendi është duke u përballur me një krizë të një magnitude të madhe.

Qeveria e Madridit tha sot se rreth çereku i punonjësve të Spanjës aktualisht janë të papunë, ritmi më i keq i papunësisë në këtë vend të Eurozonës. Shifra e re e papunësisë është më e larta në 18 vjet për Spanjën, ekonomia e katërt më e madhe e Eurozonës.

Ky njoftim për papunësinë në Spanjë vjen një ditë pasi agjencia financiare Standart and Poor tha se perspektiva e buxhetit të qeverisë spanjolle mund të përkeqësohet në kushtet e tkurrjes së mëtejshme të ekonomisë.

Ministri i Jashtëm spanjoll tha në një intrevistë se shifrat e reja të papunësisë janë të tmerrsheme për të gjithë spanjollët, ashtu edhe për qeverinë. Një ekonomist i papunë, Alberto Lopez, tha se perspektiva e ekonomisë së vendit është e zbehtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG