Lidhje

Spanja, Qiproja kërkojnë zyrtarisht ndihmë për bankat


Spanja, një nga ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, sot kërkoi zyrtarisht ndihmë për sistemin bankar në vështirësi. Ndërkohë, edhe Qiproja, një nga vendet më të vogla të Eurozonës, po kërkon ndihmë për bankat e vendit me probleme financiare.

Dy kërkesat për ndihmë nga jashtë nga Madridi dhe Nikozia fillojnë një javë me pasiguri ekonomike të bllokut 17-vendesh të Eurozonës, ndërsa udhëheqësit e vendeve anëtare do të mbajnë të enjten dhe të premten në Bruksel një takim të Bashkimit Evropian.

Spanja kërkoi 125 miliardë dollarë për bankat që bartin hua të këqia nga pasuritë e patundshme. Por Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Margallo tha se hollësitë e paketës së ndihmave do të përcaktohen më vonë, përfshirë kushtin në se borxhi do të pagohet nga qeveria spanjolle, apo nga vetë bankat.

Ndërkohë, kompania financiare Fitch e uli nivelin e kreditimit për Qipron. Bankat e këtij vendi janë tepër të ekspozuara ndaj blerjeve të borxhit qeveritar nga Greqia fqinjë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG