Lidhje

Qytetarët spanjollë do të votojnë të dielën


Qytetarët spanjollë do të votojnë të dielën
Qytetarët spanjollë do të votojnë të dielën

Qytetarët spanjollë do të votojnë të dielën, ndërkohë që pritet një fitore e Partisë Popullore konservatore e zotit Mariano Rajoy, pas afro tetë vjetësh qeverisje të socialistëve të drejtuar nga Kryeministri Hoze Luis Rodrigez Zapatero.

Zgjedhjet vijnë në një moment kur Spanja po përpiqet të shmangë që vendi të hyjë në recesion, për herë të dytë brenda dy vjetësh. Papunësia në Spanjë është në nivelin 21,5 përqind, më i larti në 15 vjetë.

Rritja ekonomike spanjolle pësoi ndalesë në tremujorin e tretë, pasi kishte qenë në nivelin 0,2 përqind në tremujorin e dytë. Gjendja ekonomike në vend po përkeqësohet gjithashtu nga masa të forta shtrënguese, nga borxhi publik i lartë dhe nga parashikime negative mbi ekonominë në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG