Lidhje

Spanjë: 7 të arrestuar për lidhje me sulmet e vitit 2008 në Bombei

  • Zëri Amerikës

Spanjë: 7 të arrestuar për lidhje me sulmet e vitit 2008 në Bombei

Spanjë: 7 të arrestuar për lidhje me sulmet e vitit 2008 në Bombei

Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se policia ka arrestuar të paktën 7 persona të dyshuar për lidhje me sulmet terroriste të vitit 2008 në Bombei të Indisë, që shkaktuan 166 të vdekur. Media spanjolle njoftoi se arrestimet u kryen mbrëmë dhe sot në mëngjes, brenda dhe përreth qytetit të Barcelonës. Ata thanë se të arrestuarit janë kryesisht shtetas pakistanezë dhe se dyshohen për fallsifikimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera të identifikimit. Të dyshuarit akuzohen se i kanë dërguar para dhe dokumente fallso grupit militant me bazë në Paksitan Lashkar-e-Taiba, organizata që akuzohet për kryerjen e sulmeve të nëntorit të vitit 2008 në disa hotele luksoze, një stacion treni në një qendër hebraike dhe një restorant të Mumbai.

XS
SM
MD
LG