Lidhje

Rëndohet gjendja ekonomike në Spanjë


Qeveria mori nën kontroll bankën e tretë më të madhe për të mbuluar kreditë e këqija

Gjendja ekonomike është rënduar në Spanjë, pasi qeveria mori nën kontroll bankën e tretë më të madhe në vend me një paketë ndihmash prej 24 miliardë dollarësh për të mbuluar kreditë e këqija të bankës. Këto janë kryesisht kredi të palikuiduara për tregun imobiliar.

Kryeministri Mariano Rajoy tha sot se kjo masë nuk do ta detyronte qeverinë spanjolle të kërkonte ndihma të tjera nga fqinjët evropianë. Institucioni financiar, Bankia, ishte një ndër bankat e goditura më rëndë nga problemet financiare të tregut spanjoll të imobiliareve. Analistët thonë se qeverisë mund t’i duhen 37 miliardë dollarë të tjera për të shpëtuar nga falimentimi bankat e tjera.

Nuk është e qartë se si do të sigurohen këto fonde.

Me thellimin e krizës bankare në Spanjë, investitorët po ndjehen gjithnjë e më të shqetësuar për bonot e thesarit që ka shitur qeveria e Madridit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG