Lidhje

Bie në 25.98% papunësia në Spanjë


Në Spanjë, papunësia pësoi një rënie të lehtë duke arritur në nivelin 25.98 për qind, në tremujorin e tretë të vitit 2013, ndërsa ekonomia e katërt më e madhe e Eurozonës sapo doli nga recesioni.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të papunëve ra me 72800 vetë duke arritur në 5.9 milionë, duke e ulur përqindjen e papunësisë krahasuar me 26.26 për qind që ishte tre mujorin e mëparshëm.

Ishte hera e dytë radhas, që papunësia binte që në fillim të këtij viti arriti shifrën më të lartë prej 27 për qind.

Dje, Banka Qendrore tha se Spanja kishte dalë nga recesioni me një rritje të lehtë prej 0.1 për qind në tremujorin e tretë.
XS
SM
MD
LG