Lidhje

Spanjë: Protesta me thirrjet për eliminimin e monarkisë


Mijëra spanjollë mbushën rrugët e Madridit në protesta kundër monarkisë, me thirrjet për kthimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Protestat e djeshme shënojnë përvjetorin e republikës së fundit spanjolle të dalë përmes një procesi demokratik, e cila u rrëzua përmes një rebelimi brenda ushtrisë, pasuar nga lufta civile dhe afro katër dekada diktature nën Gjeneral Francisko Frankon.

Mbreti Jaun Carlos mori rolin e kreut të shtetit pas vdekjes së Frankos në 1975 dhe vlerësohet që e ktheu vendin drejt një demokracie kushtetuese.

Familja mbretërore është bërë objekt kritikash të ashpra pas një seri skandalesh së fundmi, përfshirë udhëtimin vjet të Mbretit 75-vjeçar për gjueti elefantësh dhe hetimet për korrupsion ndaj të bijës së tij, Princeshës Christina.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG