Lidhje

Spanjë: Përleshje mes protestuesve e policisë


Protestuesit u përleshën me policinë gjatë natës pas një proteste kundër raundit të fundit të paketës së shkurtimeve financiare

Në Spanjë, protestuesit u përleshën me policinë gjatë natës pas një proteste kundër raundit të fundit të paketës së shkurtimeve financiare që u shpallën dje.

Në gjithë Spanjën pati dhjetra protesta. Policia lëshoi gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë demonstratat që kishin filluar paqësisht në sheshin qendror të Madridit Puerta del Sol ku u mbajtën protesta të ngjashme vitin e kaluar.

Nuk pati njoftime për viktima. Protestuesit janë të zemëruar pasi parlamenti miratoi shkurtime prej 80 miliardë dollarësh, që përfshijnë një rritje të taksës së shitjes dhe shkurtime rrogash për punonjësit e administratës publike. Masat financiare kanë si synim që të ndihmojnë qeverinë që të sigurojë një paketë ndihmash financiare prej 122 miliardë dollarësh të miratuar nga udhëheqësit e vendeve të Euros për të ndihmuar bankat në vështirësi.
XS
SM
MD
LG