Lidhje

Spanjë: Punonjësit qeveritarë në grevë kundër shkurtimit të pagave


Punonjësit e qeverisë spanjolle kanë filluar sot një grevë, për të protestuar kundër uljes së pagave dhe të përfitimeve që synojnë pakësimin e deficitit masiv buxhetor të vendit.

Sindikatat spanjolle thonë se shumica e punonjësve shtetërorë janë përfshirë në grevë, ndërkohë që zyrtarët e qeverisë thonë se vetëm një pjesë e vogël e punonjësve qeveritarë po zhvillojnë grevë.

Në Gjermani, sindikatat i denoncuan masat e ashpëra ekonomike që po merr qeveria. Këto ankesa të sindikatave ndodhin, ndërsa udhëheqësit e BE-së po përpiqen për masa të reja që kanë të bëjnë me kontrollin e sistemit financiar, për të mos e lejuar akumulimin e borxheve të thella të ngjashme me ato greke.

XS
SM
MD
LG