Lidhje

Spanjë: Qeveria konservatore miraton masat shtrënguese

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Spanjë: Qeveria konservatore miraton masat shtrënguese

Spanjë: Qeveria konservatore miraton masat shtrënguese

Qeveria e re spanjolle sot miratoi valën e parë të masave shtrënguese duke thënë se ekonomia e vendit është më keq se ç’kishte thënë qeveria e mëparshme.

Qeveria e re njoftoi shkurtimet që kapin vlerën 11,5 miliardë dollarë.

Kryeministri i ri spanjoll Kariano Rajoy ka premtuar reforma të punës, duke përfshirë një ngrirje për plotësimin e vendeve të reja të shërbimit civil, me përjashtim të fushave të rëndësishme si forcat e sigurisë si dhe ngritjen e taksës mbi të ardhurat për dy vite.

Zëvendës kryeministrja Soraya Saenz de Santamaria është cituar nga Associated Press të ketë thënë se shkurtimet janë vetëm fillimi i fillimit dhe se qeveria do të detyrohet të marrë masa të jashtëzakonshme në vitin 2012.

Kabineti konservator, pak më shumë se një javë pasi mori pushtetin, po ndërmerr një sërë shkurtimesh për të pakësuar deficitin vendit prej 16 miliardë eurosh.

Një nga fushat që do të preket rëndë nga shkurtimet janë pagat për shërbimin civil dhe punësimet e reja.

Shumica e nëpunësve civilë janë në kontrata qeveritare dhe në thelb kjo i garanton rrogën dhe punën për gjithë jetën.

Qeveria e re pritet të njoftojë ngrirjen e pagave për vitin 2012, një vazhdim i politikës së zbatuar nga qeveria e mëparshme socialiste.

Një tjetër propozim është mos hapja e posteve të reja në sektorin publik gjatë vitit 2012.
Sindikatat e Punonjësve Publikë janë të pakënaqur me masat e reja.
“Nëse kjo nismë e re vazhdon, ne do të përballemi me humbje të vendeve të punës,”
tha Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punëtorëve, Julio Lacuerda.

Më tej ai tha se papunësia në masë të tillë do të ishte “në kundërshtim me qëllimin kryesor të qeverisë për luftimin e papunësisë.”

Zoti Lacuerda ka frikë se shkurtimet do të çojnë në privatizimin e shërbimeve publike prapa dyerve të mbyllura.

Spanja tashmë ka bërë shkurtime të mëdha të shpenzimeve të saj kombëtare dhe ka ndërmarrë një numër reformash nën qeverinë e mëparshme socialiste, por ekonomia nuk ka shënuar përparim.

Ministri i ri spanjoll i ekonomisë Luis de Guindos tha të hënën se vendi do të rrëshqas përsëri në recesion në fillim të vitit të ardhshëm pasi tremujori aktual dhe tremujori i parë i vitit 2012 pritet të regjistrojnë rënie.

Spanja ka filluar të dalë nga një recesion pothuaj dy-vjeçar vitin e kaluar. Gjatë vitit 2011 Spanja regjistroi rritje ekonomike në dy tremujorë.
Spanja ka normën më të lartë të papunësisë në mesin e 17 vendeve që përdorin euron, me nivel prej 21,5 për qindësh të papunësisë, dhe ka një deficit buxhetor të fryrë pas recesionit që filloi si rezultat i kolapsit të tregut të shtëpive.

XS
SM
MD
LG