Lidhje

Spanjollët në protesta kundër shkurtimeve buxhetore


Dhjetëra mijëra vetë dolën sot në protesta në qytete të ndryshme të Spanjës për të shprehur revoltimin e tyre ndaj shkurtimit të buxhetit për arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Protestat zhvillohen ndërkohë që Spanja ka rënë në recesion për të dytën herë në 3 vjet.

Si rezultat i papunësisë që llogaritet në 24.4 për qind, qeveria e kryeministrit koservator Mariano Rajoy ka miratuar masa të rrepta për shkurtimin e buxhetit në pesë muajt e parë të mandatit.

Protestuesit i bënë sot thirrje kryeministrit të heqë dorë nga zbatimi i këtyre masave.

XS
SM
MD
LG