Lidhje

11 shtatori: Në kujtim të avionit 93


Ngjarjet që u shpalosën në qiejt mbi një zonë rurale të Pensilvanisë më 11 shtator 2001 pasqyrohen në ekspozitat e Qendrës së re në Përmendoren Kombëtare për Avionin 93. Korrespondenti Kane Farabaugh, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes më 11 shtator, ka vizituar skenën e tragjedisë që tashmë është shndërruar në monument kombëtar.

Atë ditë këto fusha në komunën Somerset të Pensilvanisë ishin përfshirë nga konfuzioni dhe kaosi pas rrëzimit të avionit 93 të shoqërisë United Airlines më 11 shtator 2001.

Korrespondenti Kane Farabaugh ishte atëherë në vendin e ngjarjes duke raportuar:

Tani në fushë mbisundon qetësia, 14 vjet pas një prej momenteve më vendimtare në historinë amerikane. Për Gordon Felt ajo ishte një tragjedi edhe personal:

“Nganjëherë më duket e pabesueshme. Që në fillim e kuptuam se të afërmit tanë kishin vdekur në një tragjedi që kishte rëndësi historike për të gjithë vendin”.

Vëllai i Gordon Felt, Edward ishte një ndër pasagjerët në avionin 93, të cilët u përpoqën të marrin nën kontroll pilotimin nga duart e terroristëve që kishin rrëmbyer avionin.

35 minutat e fundit të jetës së Edward Feltit dhe pasagjerëve të tjerë shpjegohen përmes artifakteve dhe ekspozitave në qendrën e sapo-hapur, ku familjet e viktimave shpresojnë se vizitorët do të kuptojnë domethënien e veprimeve të të afërmve të tyre:

“Ata do të kenë një ide se kush ishin këta 40 heronj dhe se si veprimet e tyre ndihmuan të shpëtojnë ndërtesën e Kapitolit”:

“Është i pabesueshëm fakti që ky avion ishte vetëm 18 minuta larg Uashingtonit dhe kur mendon për ata 5000 vetë që ndodhen brenda Kapitolit, ku besohet se do të godiste avioni, mendoni sa ndryshe do të ishte ky vend po të kishte vdekur çdo ligjvënës”.

Stephen Clark është zyrtar i Shërbimit Kombëtar të Parqeve që menaxhon Qendrën e Vizitorëve dhe kompleksin me 890 hektarë që tërheq shumë turistë.

“Presim rreth 325 mijë vizitorë në vit por me hapjen e qendrës së re pritet të numri të dyfishohet ose të trefishohet brenda një kohe shumë të shkurtër”

Megjithëse jeton disa qindra kilometra larg vendit të ngjarjes, Gordon Felt thotë se ai vjen këtu rreth gjashtë herë në vit:

“Për mua është e rëndësishme të vij këtu. Është e rëndësishme për familjarët të përfshihen në këtë proces”.

Dhe ata vërtet kanë qenë të përfshirë. Ata kanë siguruar tokën, kanë miratuar planimetrinë për Qendrën e Vizitorëve si dhe dizenjon e kupave dhe bluzave që shiten tek dyqani i dhuratave. Felt thotë se e gjithë kjo bëhet me shpresën që vizitorët të ndjehen të frymëzuar.

GORDON FELT

“Dua që njerëzit të dalin nga përmendorja dhe të thonë: “po të isha unë në vend të tyre, a do ta kisha bërë të njëjtën gjë?”

Këtë pyetje mund të bëjnë vizitorët kur shohin varret e 40 viktimave që prehen në këtë vend, jo larg trajektores së përshkoi avioni e që tani është përjetësuar në një rrugë me gurë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG