Lidhje

Agjentët rusë pranojnë fajësinë, shkëmbehen me katër të burgosur në Rusi

  • Carolyn Presuti

Agjentët rusë pranojnë fajësinë, shkëmbehen me katër të burgosur në Rusi

Agjentët rusë pranojnë fajësinë, shkëmbehen me katër të burgosur në Rusi

Arrestimi i 10 rusëve të akuzuar për spiunazh befasoi shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi, kryesisht për numrin e madh të tyre. Tani ata kanë pranuar fajësinë se po komplotonin për të sherbyer si agjentë për një shtet të huaj. Ja se çfarë tha avokati i të akuzuarës Anna Chapman.

Vendimi për të pranuar fajësinë ishte i veshtirë dhe përfshinte shumë faktorë.

Por në anën tjetër të globit, vemendja është përqendruar tek shkencëtari rus Igor Styagin. Ai u dënua gjashtë vjet më parë për spiunazh për Shtetet e Bashkuara. Vëllai i tij thotë se zyrtarët amerikanë kërkuan lirimin e tij.

Në bazë të bisedave të Igorit me një gjeneral, u bë e qartë se çështja po zgjidhej në nivelet më të larta, mesa duket me përfshirjen e presidentit rus dhe atij amerikan.

Një prej 10 rusëve të ndaluar, Anna Chapman, tërhoqi vëmendjen e shumë amerikanëve me pamjen e saj dhe stilin e jetës njujorkeze. Avokati i saj dhe nëna presin që zonja Chapman të mbërrijë sot në Moskë. Ja ç'thotë nena e saj.

Ajo nuk ka dashur të bënte ndonjë gjë të keqe, por u ka nxjerrë probleme prinderve të saj, njerëzve me të cilët punonte dhe miqve të saj.

Autoritetet amerikane thonë se rusët jetonin dhe punonin pa bujë në Shtetet e Bashkuara për vite me rradhë, disa duke rritur fëmijë, nderkohë që, në sherbim të spiunazhit rus, grumbullonin informata mbi armët dhe politikën bërthamore amerikane.

Ish agjenti i CIA-s Robert Baer dhe të tjetë në komunitetin amerikan të zbulimit thonë se janë shokuar nga aktivitetet e spiunazhit rus.

Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Rusët ndoshta s'e dinë, por ajo ka mbaruar. Jemi në të njëjtin krah tani. Fakti që FBI-ja i zbuloi është i jashtëzakonshëm. Veprimtaria e tyre u kompromentua në mënyrë totale dhe kjo do të shkaktojë një skandal të madh në Moskë.

Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shkëmbyen në rrugë publike të burgosur ishte në urën e Berlinit në vitin 1986. Anatoly Sharansky, një disident i famshëm rus dhe tre të burgosur të tjerë u shkëmbyen me spiunë komunistë të ndaluar në perëndim.

XS
SM
MD
LG