Lidhje

Tiranë: Gjendja e spitaleve sipas pacientëve


Organizata “Së bashku për Jetën”, publikoi sot një studim mbi gjendjen e korrupsionit dhe shërbimeve mjekësore në sistemin shëndetësor shqiptar, ku morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

​Organizata, e cila bashkon shoqatat e pacientëve të sëmundjeve nga më të ndryshmet, po mbësttet nga ambasada amerikane dhe është pjesë e nismës “Vepro Tani, Denonco Korrupsionin në sistemin shëndetësor”.

Veprimtarët e saj kanë intervistuar dhjetëra pacientë në kushtet e anonimatit dhe kanë zbuluar sërish një pamje dramatike në shërbimet e spitaleve dhe, mungesat e ilaceve dhe rryshfetet që shpërndahen në korridoret e tyre.

Sondazhi dhe vëzhgimi i gjendjes në terren zbuloi shkelje të shumta të të drejtave të pacientëve, sepse karta e të drejtave të tyre nuk njihet pothuajse fare.

Po ashtu mungesa e ilaçeve dhe kontrabandimi i tyre është i pranishëm vazhdimisht në sistemin shëndetësor.

Veprimtarët pohuan se në spitalet shtetërore mungojnë ekzaminimet shëndetësore ndërsa në klinikat private tarifat janë shumë të larta në privat.

Po ashtu ka mungesë shërbimesh themelore si transplantet, rrezatimet dhe mjekime të tjera, ndërsa harxhohet kohë shumë e gjatë për marrjen e trajtimit.

Studimi zbuloi mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, ku bashkë me mjekët mungojnë edhe kushtet dhe mjediset e domosdoshme për mjekim profesional.

Veprimtarët pohuan se edhe kontratat me koncensionarët nuk zbatohen.

Organizata “Së bashku për Jetën” pohoi se shoqatat e pacientëve po denoncojnë tani më me forcë rastet e abuzimit dhe korrupsionit, madje është shtuar edhe numri i pacientëve që denoncojnë ato.

Hapi i parë, sipas tyre, është që Karta e të Drejtave të Pacientëve të njihet më shumë, sepse gjendja mund të përmirësohet duke nisur nga këndvështrimi i pacientit.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG