Lidhje

Pajisje të reja në spitalin "Nënë Tereza"


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi investimet e fundit të Bankës Botërore me pajisjet mjekësore në shërbimin e kardiologjisë.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri sot të ditura për publikun investimet më të fundit të Bankës Botërore me pajisjet mjekësore në shërbimin e kardiologjisë. Projekti i Bankës Botërore dhuroi dhe instaloi pajisje mjekësore në pavionet e kardiologjisë me vlerë 2.5 milionë USD, ku përfshihen, mes shumë tjerave, edhe një skaner koronar dhe një angiograf.

Spitali Nënë Tereza
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Qeveria mbështeti këtë projekt me infrastrukturë në rreth 40 mijë dollarë. Kryeministri Sali Berisha, edhe ai mjek kardiolog, tha gjatë një vizite sot në qendrën e kardiologjisë se pajisjet janë shumë moderne e luksoze, ndaj qeveria do të mbështesë trajnimet e mjekëve shqiptarë jashtë vendit.

Paketa e plotë e pajisjeve mjekësore të Bankës Botërore përmban edhe një aparat optik të kontrolleve intra-koronare, një aparat tjetër për vlerësimin e arterieve koronare me ngushtime, baloni intra-aortik, aparat EKG, defibrilatorë, monitorë, pajisje ultrasound, dhe një aparat radiologjie i lëvizshëm.

Investimi i fundit i BB mbështet fuqishëm mjekimin e qytetarëve shqiptarë, tek të cilët kohët e fundit janë shtuar problemet me zemrën. Sipas mjekëve, ky investim e shndërron kardiologjinë e QSUT “Nënë Tereza” në qendrën më të rëndësishme në Shqipëri, dhe një nga qendrat e pajisura me teknologjitë më moderne në Ballkanin perëndimor, të krahasueshme me vendet e zhvilluara perëndimore.

Pajisjet e reja kanë hyrë në përdorim duke përgjysmuar kohën e diagnostikimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale në dobi të pacientit. Qendra trajton rreth 200 pacientë në muaj duke mbajturn barrën më të madhe të sëmundjeve të zemrës në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG