Lidhje

Gjermani: Akt-padi për spiunazh pro-Rusisë kundër dy personave


Prokurorët gjermanë thanë se ata kanë ngritur akt-akuza kundër 2 personave të dyshuar për veprimtari spiunazhi në favor të Rusisë kundër Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe aleacës së NATO-s.

Prokurorët federalë njoftuan këtë javë se çifti i njohur vetëm si Andreas dhe Heidrun A. janë akuzuar për spiunazh. Thuhet se ky çift ka jetuar më tepër se 20 vjet në Gjermani, duke komunikuar me kolegët e tyre ruse me anë të radios, internetit dhe materialeve të vëna në një vend specific që kolegët e tyre të shkojnë e t’i merrnin më vonë.

Gjermania tha se midis viteve 2008 dhe 2011, ata kanë punuar gjithashtu me një kontakt në Ministrinë e Jashtmje hollandeze, i cili u dorëzonte atyre dokumenta mbi çështje të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Njoftohet se ata paguheshin rreth 125 mijë dollarë në vit për punën e tyre.
XS
SM
MD
LG