Lidhje

17 të arrestuar në Maqedoni


Macedonia Police Car
Macedonia Police Car
Policia maqedonase ka arrestuar 17 persona në një aksion të quajtur “Spiuni”. Të arrestuarit akuzohen për spiunazh, bashkim kriminal, për kërcënime dhe mashtrime. Në mesin e tyre ka të punësuar në Agjencinë për kundërzbulim, në Parlament, në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe në Institucione të tjera shtetërore.
Autoritetet e rendit thanë se të ndaluarit bashkëpunonin me shërbime të huaja të sigurimit, jepnin të dhëna dhe sekrete shtetërore, por dhe se vepronin me anë të kërcënimeve dhe mashtrimeve.
Sipas shtypit maqedonas, ndër të arrestuarit është shefi i kabinetit të kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, ish-drejtori i Agjencisë për pengimin e larjes së parave, i cili tash është zyrtar i një partie opozitare maqedonase, një gjeneral dhe një regjisor.

Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase e cilësoi aksionin si një “terror të radhës nga policia partiake e VMRO-së”, ndërkohë që sipas opozitës, “regjimi i Nikolla Gruevskit nuk mund të durojë njerëz të cilët me anë të fakteve dëshmojnë për kriminalitetin e klanit familjar të kryeministrit”.
XS
SM
MD
LG