Lidhje

Michael Phelps mbylli karrierën olimpike


Phepls fitoi medaljen e tij të 18 të artë në garën e stafetës 4 herë 100 metra. Ai e lë Londrën me 4 medalje të arta dhe dy të argjendëta

Lojtari me më shumë medalje olimpike në të gjitha kohërat, notari amerikan Michale Phelps, mbylli karrierën olimpke mbrëmë mbasi fitoi edhe medaljen e tij të 22-të.

Phepls fitoi medaljen e tij të 18 të artë në garën e stafetës 4 herë 100 metra stil i përzier. Ai largohet nga Londra me 4 medalje të arta dhe dy të argjendëta. Në konferencën e fundit për shtyp si notar garues, Phelpsi tha se ai nuk do të kishte kërkuar më shumë për të mbyllur konkurrimin në Lojërat Olimpike.

“Kam qenë me fat që kam qenë në gjendje gjatë karrierës time të realizoj të gjitha piksynimet që i kisha vënë vetes, dhe mendoj se kur arrin në këtë pikë, është koha të merresh me diçka tjetër”.

Phelps thtoë se ai ende po përpiqet që të marrë me qetësi arritjet e karrierës së tij të famshme. Ai pret që të kalojnë disa ditë për qartësimin e gjithçkaje që ka arritur.
Por tifozët që kanë ndjekur garën e fundit olimpike të Phelpsit kanë nisur të festojnë përvojën e tij të deritashme:

“Është e pabesueshme që të përjetosh këtë përvojë të paharrueshme”.

“Mendoj se ai është konkurrenti më i mirë olimpik deri më tani. Ai ka fituar më shumë medalje se asnjë sportist tjetër dhe ishte e mrekullueshme që të shihje këtë garë".


Phelpsi, i cili është 27 vjeç, thotë se ka dëshiruar që ta mbyllte karrierën sportive brenda moshës 30 vjeç. Ky vendim merret bazuar në bindjen e tij se ai i ka dhënë të gjitha në sportin e notit, nisur që nga Lojërat Olimpike të Sidneit në vitin 2000 kur ishte 15 vjeç. 18 medaljet e arta të karrierës së tij tregojnë se ai ka fituar më shumë medalje të arta në Lojërat Olimpke deri më tani.
XS
SM
MD
LG