Lidhje

Manovra ushtarake SHBA - K. e Jugut


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut zhvilluan një nga manovrat më të mëdha të përbashkëta ushtarake. Manovra u zhvillua të premten në qytetin kufitar të Poçeonit. Ajo pason disa ditë tensionesh mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Stërvitje të tilla në të kaluarën kanë nervozuar udhëheqësin Kim Jon Un, i cili zakonisht përgjigjet me kërcënime ndaj Uashingtonit dhe Seulit. Zoti Kim tha se ishte si rezultat i armëve bërthamore dhe jo aftësisë negociuese, që vendi i tij arriti një marrëveshje të rëndësishme me Korenë e Jugut, pas acarimit të situates që i çoi të dyja palët pranë një konflikti të armatosur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG