Lidhje

21 vjet nga masakra e Srebrenicës


Mijëra boshnjakë u lutën sot, ndërsa një kamion me 127 arkivole përshkoi kryeqytetin rrugës për në Srebrenicë, ku viktimat më të fundit të identifikuara, do të varroseshin në 21 vjetorin e masakrës më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Banorë, zyrtarë nhe ambasadorë nderuan viktimat. Shumë njerëz që kishin dalë në rrugë qanin dhe vendosnin lule në makinën e kortezhit, para se ajo të largohej ngadalë në rrugën e mbuluar me petale trëndafilash.Viktimat e identifikuara së fundmi ishin në moshën nga 14 deri në 77 vjeç.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry me anë të një deklarate shprehu solidaritetin e popullit amerikan në ditën e përvjetorit të genocidit të Srebrenicës më 11 korrik.

Ai thotë në deklaratë se është e rëndësishme të kujtohet ky krim i tmerrshëm, por se është më thelbësore që të mos lejohet përsëritja e një krimi të ngjashëm.

Ai shprehet gjithashtu se përgjegjësit e masakrës duhet të dalin para drejtësisë dhe u bëri thirrje udhëheqësve të Bosnje-Hercegovinës që të bashkohen dhe ta çojnë vendin përpara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG