Lidhje

19 vjetori i Masakrës së Srebrenicës


Sekretari i Shtetit John Kerry foli të premten kundër ndjenjës së urrejtjes dhe diskriminimit, me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, ku gjatë luftës së Bosnjes u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Zoti Kerry bëri një deklaratë, ku thotë se përvjetori nuk ka të bëjë vetëm me mbajtjen gjallë të kujtimit të viktimave, por edhe për të thënë qartë dhe me zë të lartë “mjaft më dhe kurrë më.”

Ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe mjerimit të njerëzve.

Masakra e Srebrenicës ishte më e rënda që ka ndodhur në Evropë ndaj civilëve që pas Holokaustit nazist të Luftës së Dytë Botërore.

Forcat serbe të Bosnjes hynë me forcë në një rajon që mendohej të ishte e zone e sigurtë e OKB-së më 11 korrik të vitit 1995 dhe vranë atje 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Trupat e tyre u hodhën pastaj në një varrezë massive.

Komandanti serb i Bosnjes Ratko Mladic ndodhet në Gjykatën e Hagës, nën akuzat për genocid.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG