Lidhje

Riparohet rrjedhje e amoniakut në sistemin orbital


Dy astronautë amerikanë zhvilluan një ecje gjashtë orëshe në hapësirë dje për të riparuar një rrjedhje të amoniakut në sistemin e ftohjes të laboratorit orbital.

Astronautët Chris Cassidy dhe Tom Marshburn hoqën një kontenier 113 kilogramësh, ku ndodhej një pompë defektoze dhe e zëvendësuan me një të re.

Inxhinierët e NASA-s thonë se nuk shohin më shenja rrjedhjeje. Por ata shtuan se mund të duhen muaj para se të mësohet nëse problemi është ndrequr përfundimisht.

Amoniaku përdoret për të ftohur sistemin e ushqyerjes me energji të stacionit. Ekuipazhi e vërejti rrjedhjen të enjten kur u panë copëza amoniaku që përhapeshin në hapësirë. NASA thotë se situata ishte serioze, por ekuipazhi nuk ishte kurrë në rrezik.
XS
SM
MD
LG