Lidhje

Stacioni Ndërkombëtar Orbital mirëpret ekuipazhin e ri


Stacioni Ndërkombëtar Orbital mirëpret ekuipazhin e ri
Stacioni Ndërkombëtar Orbital mirëpret ekuipazhin e ri

Raketa ruse Sojuz me një amerikan dhe dy rusë u ankorua në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Ankorimi mes Sojuzit TMA-22 dhe Stacionit ndodhi sot për të mirëpritur anëtarët e rinj të ekuipazhit për herë të parë që kur Nasa ndërpreu programin e saj të anijeve në hapësirë në korrik.

Ekuipazhi i ri me tre anëtarë u nis të hënën nga Kazakhistani. Misioni u vonua për gati dy muaj për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas një përplasje në gusht të një rakete Sojuz.

Ekuipazhi i tanishëm i Stacionit Orbital Ndërkombëtar do të kthehet në Kazakhistan më 22 nëntor.

Nisja tjetër për në Stacion është planifikuar të ndodh më 21 dhjetor.

Programi rus i hapësirës ka provuar disa aksidente gjatë muajve të fundit. Rusia ka të ngjarë të ketë humbur sondën Phobos-Grunt e cila dështoi të dilte nga orbita e Tokës pas nisjes javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG