Lidhje

Dalje në hapësirë nga Stacioni Ndërkombëtar Orbital


Astronautët e agjencisë amerikane të hapësirës NASA kanë filluar një dalje në hapësirë për të riparuar një pompë ftohjeje në Stacionin Ndërkombëtar Orbital.

NASA thotë se dy astronautët do të shpenzojnë gati shtatë orë jashtë stacionit për të shkëputur një pompë difektoze që punon me amoniak.

Një dalje e dytë është planifikuar për të hënën dhe riparimi pritet të përfundojë të mërkurën. Mosfunksionimi i pompës shkaktoi mbylljen e sistemit ftohës të stacionit hapësinor disa ditë më parë.

Stacioni po përdor tani një sistem rezervë për ftohjen e pajisjeve të brendshme dhe të jashtme të tij. Ky problem i ka detyruar astronautët të fikin të gjitha pajisjet jo të domosdoshme.
XS
SM
MD
LG