Lidhje

Figura e Stalinit, debate në Gjeorgji

  • JAMES BROOKE
  • James Brook

Këtë vit mbushen 60 vjet që prej vdekjes së djalit më të famshëm, ose më famëkeq, varet se kë pyet, të Gjeorgjisë, Josif Stalini. Historianët thonë se nën sundimin e Stalinit 700 mijë gjeorgjianë u vranë, u dëbuan ose humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për 30 vjet, Josif Stalini sundoi Bashkimin Sovjetik me grusht të hekurt, duke vrarë deri në 20 milion njerëz me ekzekutime, dëbime dhe uri në masë. Por këtu në Gori, Iosif Dzhugashvili, ose Stalini, është djal i njohur në qytet.

Në Bulevardin Stalin, muzeu Stalin i Gorit ruan kasollen e thjeshtë prej tulle, ku Stalini kaloi 4 vjetët e parë të jetës së tij.

Stalini është pika më tërheqëse turistike në Gori, por dashuria e Gorit për Stalinin pësoi një goditje para 3 vjetësh.

Nën orët e natës, qeveria pro-perëndimore e Mikheil Saakashvilit hoqi shtatore të madhe prej bronxi të Stalinit nga sheshi qëndror i Gorit. Zëri i Amerikës e gjeti statujën në një pikë industriale. Statuja 6 metërshe ishte hedhur në një hangar pa çati.
Gigi Xidashli është admirues i Stalinit:

“Figura e Stalinit është shumë e dashur për ne, për këdo në Gori. Secili ka mendimin e vet, por Stalini lindi këtu, ky është qyteti i tij dhe vendlindja e tij. Patjetër duhet të ketë një statujë të Stalinit në Gori”.

Pas protestave dhe një peticioni, Bashkia e Gorit vendosi se statuja e Stalinit do të ngrihet përsëri.

Statuja do të ngrihet në kopshtet e muzeut të Stalinit para ditëlindjes së tij më 21 dhjetor.
Ketino Akhobadze ka punuar në këtë muze që prej vitit 1978:

“Njerëz nga e gjithë bota vijnë këtu për vizitë, nga Polonia, Amerika, ish Jugosllavia, Kolumbia, Brazili, Japonia dhe Kina. Ata vijnë nga çdo vend i botës”.

Por gjeorgjianë të tjerë shikojnë aspekte të tjera nga periudha e sundimit të Stalinit.
Historianët thonë se 700 mijë gjeorgjianë vdiqën nën sundimin e Stalinit – u vranë, u dëbuan ose humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti Alexander Rondeli thotë se pjesa më e madhe e familje së nënës së tij u vranë gjatë sundimit të Stalinit:

“Nëse do të më pyesnin mua, unë do të thosha që çdo gjë në muze të shkatorrohet, por shumë njerëz thonë se Stalini ishte një figurë historike”.

Sipas një ankete të zhvilluar këtë vit, dy të tretat e gjeorgjianëve e cilësojnë Stalinin si “një udhëheqës të urtë”. Gjeorgjianët do të zgjedhin presidentin e ri në tetor. Përkrahësit e opozitës thonë se statujat e Stalinit po ngrihen kudo në vend.

Me apo pa statujën e madhe, vizitorët e huaj thonë se ekspozitat e periudhës sovjetike në muzeun e Stalinit duket sikur janë ngrirë në atë kohë.

Jorge Martin thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga adhurimi i muzeut për Stalinin:

“Ai mundi fashizmin në Evropë, por ai vrau edhe miliona njerëz të pafajshëm. Prandaj duhet të ketë më shumë balancë dhe historia të paraqitet në mënyra të tjera dhe sikur ai të ishte superhero”.

Dhe pas zgjedhjeve, sfida e qeverisë së Gjeorgjisë do të jetë modernizimi i muzeut të Stalinit - për t’i dhënë hapësirë të barabartë edhe viktimave të tij.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG