Lidhje

Standard & Poor zhvlerëson kreditimin për Greqinë


Standard & Poor zhvlerëson kreditimin për Greqinë
Standard & Poor zhvlerëson kreditimin për Greqinë

Kompania e sherbimeve financiare, Standard & Poor e ka ulur edhe më tej vlerësimin e kreditimit për Greqinë duke e çuar atë në territore të pavlefshme. Standard & Poor thotë se Greqia mesa duket do të falimentojë nga borxhet e shumta që ka brenda vitit që vjen.

Zhvlerësimi ditën e henë e bënë Greqinë shtetin më të padenjë për kredi në botë sipas listët së agjencisë së vlerësimit.

Thuajse një vit pasi Athina mori një ndihmë financiare prej 150 miliard dollarë, Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po punojnë rreth një pakete të dytë financiare për Greqinë.

Kompania Standard & Poor tha se ligjvenësit Evropian mesa duket do të vendosin për ristrukturimin e borxheve të Greqisë përmes shkembimit të letrave me vlerë ose duke zgjatur maturimin e letrave me vlerë, një lëvizje kjo që do të ndajë peshën e krizës greke me sektorin privat.

Nga ana e saj, Greqia tha se vlerësimi i Standard & Poor nuk mori parasyshë angazhimin e qeverisë për të përmbushur detyrimet e saj në bazë të kontratave si dhe vendosmërinë e të gjithë grekëve për të mbetur pjesë e eurozonës prej 17 vendesh anëtare.

XS
SM
MD
LG