Lidhje

Çmimet dhe standardi i jetesës në një nga ndërtesat më të larta të Nju Jorkut

  • Bernard Shusman

Grataçiela Gehry

Grataçiela Gehry

Ndërtesa më e lartë në Hampshirin Perëndimor ngrihet në një lartësi prej 264 metrash nga lumi Lindor i New Yorkut. E projektuar nga arkitekti me famë botërore Frank Gehrey, kjo ndërtesë e re është një element modern në Manhatenin e poshtëm.


Horizonti më i famshëm i Amerikës ka një imazh të ri arkitekturor - Nju Jorkun e Gehry-t. Kjo ndërtesë vezulluese me 76 kate është befasuese. Po kaq befasues është edhe kostoja e jetesës në të.


Një apartament në katin më të lartë ka një qera prej 65 mijë dollarësh në muaj. Shumica e apartamenteve variojnë nga 3 mijë deri në 12 mijë dollarë në muaj, dhe ajo që bie në sy është se nuk ka mungesë banorësh thotë Clifford Finn.


“Nuk ka patur shumë ndërtesa me qera që të kishin standarte të tilla të larta. Shumica e këtyre ndërtesave janë apartamente. Ndaj kishte një kërkesë në rritje nga njerëz që për arsye të ndryshme vetëm duan të jetojnë me qera dhe të mos blejnë banesë”.

Ndërtesa ka marrë emrin e arkitektit të famshëm, Frank Gehry- dhe është frymëzuar nga vepra e artistit italian të shekullit të 17 Gian Lorenzo Bernini, “Ekstaza e Shën Terezës”.


Format e valëzuara të skulpturës pasqyrohen në fasadën e ndërtesës.

Në kullën e ndërtuar prej tij, Gehry ringjalli dritaret ma pamje të mëdha, tradicionale në ndërtesat e vjetra të Nju Jorkut.


“Kur je në prag të një dritareje si kjo aktualisht je në hapësirë - i rrethuar vetëm nga dritarja dhe kjo është praktikuar në katet 40,50,dhe 60. Nuk ka asgjë të ngjashme me këtë në New York.”


Në katin më të epërm janë tre apartamente. Nga kjo lartësi mund të shihet Statuja e Lirisë, Qendra e re tregëtare Botërore, Empire State Building si dhe urat më të mëdha të qytetit.


Finn thotë se Gehry ka projektuar dhe ambjentet e brendshme. Dhoma gjumi të mëdha, ambjente me hapësirë dhe guzhinat moderne karakterizojnë këto apartamente.


Por ka edhe ambjente të tjera të jashtëzakonshëm. Palestër, dhomë lojrash me tavolinën e bilardos e madje edhe me golfin virtual. Si dhe një kinema dhe pishina në ambjentet e brendshme dhe jashtë. Nuk janë vetëm amerikanët që ëndërrojnë të jetojnë këtu.

“Kemi pjestarë të familjeve mbretërore nga vende të ndryshme që vizitojnë dhe kanë marrë me qera banesa këtu. Ka edhe studentë të huaj. Gjithashtu ka njerëz të rëndësishëm të industrisë dhe financave”.

Gazeta New York Times e ka cilësuar kullën metalike vezulluese si “qiellgërvishtësin më të bukur të ngritur në Nju Jork në 46 vitet e fundit”.

XS
SM
MD
LG