Lidhje

Ndikimi i Star Trek-ut në shoqëri, hapësirë dhe teknologji


Ndërkohë që filmi fantastiko-shkencor Star Trek Into Darkness, “Star Trek në Errësirë” i ka mahnitur shikuesit; akademikët, profesionistët dhe tifozët e Star Trek-ut, po diskutojnë përsëri ndikimin e kësaj serie ikonike në shoqëri, shkencë dhe teknologji.

Anija e hapësirët së Star Trek-ut është e mirënjohur për shikuesit e kësaj serie televizive dhe për vizitorët e dyqanit të dhuratave të Muzeut Kombëtar të Hapësirës, ku është vendosur modeli origjinal. Madje anija fantastiko-shkencore ka frymëzuar edhe prototipin e anijes së hapësirës së NASA-s, thotë kuratorja Margaret Weitekamp.

"Anija e parë e hapësirës mbante emrin Enterprise si rezultat i një fushate të tifozëve të Star Trek-ut në vitet 70”.

Kjo është një nga ndikimet e Star Trek-ut, thotë Weitekamp, e cila kohët e fundit ishte anëtare e një jurie që vlerësoi ndikimiin e Star Trek-ut. Ajo vuri në dukje se seria televizive filloi të transmetohej në vitet 60’, kur gratë dhe pakicat kërkonin të drejta të barabarta.

"Star Trek ka qënë një vizion me të vërtetë i rëndësishëm jo vetëm për pamjen e anijeve të hapësirës në të ardhmem, por edhe për pasqyrimin e shpresave, veçanërisht në vitet 60’, se si mund të dukej shoqëria njerëzore. Me shumë rëndësi në vitin 1966 ishte përbërja e ekipit të anijes, me gra e burra të racave dhe nacionalitetve të ndryshme që përfshinte edhe një alien”.

Seria origjinale tregoi gjithashtu teknologjitë që ishin bërë realitet, thotë Nancy Reagin, redaktore e librit Star Trek dhe Historia.

"Aty shikohet ekrani i parë televiziv plazmë, telefoni i parë që mund të quhet celular. Për sa i përket komunikimit ishin pamjet e pajisjeve që ne kemi sot. Aty shikon shembullin e parë të teknologjisë Bluetooth, kur Uhura ka në vesh një Bluetooth të vogël. Aty shikon përdorimin e parë të i-pedeve me prekje”.

Star Trek vazhdon të frymëzojë inxhinierët, thotë Mike Gold i Bigelow Aerospace, një kompani me bazë në Nevada që po ndërton anijet që do të përdoren në hapërsirë në të ardhmen.

"Më pëlqen të mendoj se i gjithë programi ynë është përsëri mjaft i afërt me shpirtin e Star Trek-ut, që hap horizonte të reja për eksplorimin njerëzor”.

Ai thotë se Moduli i Bigelow-s do të testohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në vitin 2015. Akronimi i tij, BEAM, e ka origjinën po tek Star Trek-u. Filmi më i ri, Star Trek Into Darkness, është tërheqës për amatorët e filimit të të gjitha moshave.

Aktorët dhe skenaristi i filmit, astronautët e NASA-s dhe atëdashërit diskutuar ndikimin e Star Trek-ut në një aktivitet të organizuar nga Google. Star Trek nxit imagjinatën, thotë astronauti Kjell Lindgren.

"Kjo është një nga gjërat me të vërtetë argëtuese, pikërisht mundësi për të imagjinuar se si do të jetë e ardhmja, çfarë teknologjish do të përdoren”.

Star Trek-u ka qënë pjesë e kulturës popullore amerikane për rreth 50 vjet dhe me një tjetër film në fazën e planifikimit, ai do të vazhdojë të frymëzojë njerëzit për të menduar për hapësirën si kufiri i së ardhmes.
XS
SM
MD
LG