Lidhje

Departamenti i Shtetit publikon listën e terroristëve


Në kuadrin e përpjekjeve për t'iu kundërvënë kërcënimeve që paraqesin luftëtarët e huaj terroristë, Departamenti i Shtetit, mbi bazën e një Urdhëri Ekzekutiv, nxori një listë me 10 individë dhe dy grupe, të cilët pëcaktohen si terroristë. Sipas këtij urdhëri, vendosen sanskione dhe gjoba ndaj terroristëve dhe personave që u ofrojnë atyre mbështetje, si dhe veprimeve terroriste të tyre. Si rezultat, të gjitha pronat nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, tek të cilat këta individë apo grupe kanë interes, bllokohen dhe amerikanëve u ndalohet në angazhohen në ndonjë transaksion me ta, apo nga i cili ata mund të përfitojnë.

1. E krijuar në shkurt të vitit 2013, Jaish al-Muhajireen wal-Ansar (JAMWA), është një organizatë terroriste e udhëhequr nga çeçenët, me bazë në Siri, e cila përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Në bashkëpunim me organizata të tjera ekstremiste në Siri, si Fronti al-Nusrah dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIL), JAMWA ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër komuniteteve civile, si dhe ka rrëmbyer civilë dhe të huaj të tjerë në Siri.

2. Harakat Sham al-Islam (HSI) është një organizatë terroriste e formuar në gusht të vitit 2013 dhe e udhëhequr nga shtetas marokenë. Ajo operon në Siri dhe përbëhet kryesisht nga luftëtarë të huaj. Grupi HSI ka kryer sulme terroriste dhe është përfshirë në rrëmbime të civilëve, krahas me organizata të tjera ekstremiste, të dhunshme në Siri, si Fronti al-Nusrah.

Lista e individëve të pëcaktuar si terroristë:

1. Amru al-Absi, i cili që nga mesi i muajit korrik të këtij viti, është zgjedhur udhëheqës provincial i ISIL-it për Homsin në Siri, në rajonin e Aleppos. Si udhëheqësi kryesor i ISIL-it në Siri, ai është organizator i rrëmbimeve.

2. Salim Benghalem, ekstremist francez me bazë në Siri dhe anëtar i ISIL-it, i cili kryen ekzekutime në emër të grupit. Më 2007, Salim u gjet fajtor dhe u dënua me burgim në Francë, për një vrasje të vitit 2001. Sot, ndaj tij janë lëshuar urdhër arreste evropiane, për aktivitetet e tij në emër të ISIL-it.

3. Mohammed Abdel-Halim Hemaida Saleh, i cili në maj të vitit 2013, u arrestua në Egjipt nga autoritetet, për organizimin e një komploti për të sulmuar ambasadat perëndimore në Kairo. Ai është anëtar i al-Kaidës dhe mbështet organizimin e sulmeve kundër interesave amerikane dhe izraelite. Që nga mesi i vitit 2013, Saleh është marrë me rekrutimin e autorëve të sulmeve vetëvrasëse me bombë për t'i dërguar ata në Siri dhe ka planifikuar aktivitete terroriste kundër objektivave të paspecifikuar në Europë.

4. Lavdrim Muhaxheri është shqiptar nga Kosova, luftëtar i huaj i ISIL-it, i cili operon si në Siri, edhe në Irak. Muhaxheri u bë i njohur në botë në korrik të këtij viti, pasi postoi në Facebook fotografi grafike të vetes së tij, duke i prerë kokën një djali të ri.

5. Murad Margoshvili është një udhëheqës i njohur çeçen, i cili ka ndërtuar një bazë për stërvitjen e terroristëve në Siri, pranë kufirit me Turqinë, ku luftëtarët e huaj të porsaardhur, stërviten për luftime. Ai është njëkohësisht udhëheqësi i Junud al-Sham-it, një grup militant që lufton krahas me grupe të tjera ekstremiste në Siri.

6. Nusret Imamovic është një udhëheqës terrorist boshnjak, i cili vepron në Siri. Pas mbërritjes së tij atje, Imamovic mbështeti në mënyrë aktive ekstremizmin e dhunshëm dhe tani mendohet se ai lufton me Frontin al-Nusrah.

7. Muhannad al-Najdi është anëtar i al-Kaidës me bazë në Siri, nga Arabia Saudite. Para se të shkonte në Siri, më 2013, al-Najdi ishte përfshirë në organizimin e sulmeve në Afganistan. Që nga të paktën viti 2010, al-Najdi është marrë edhe me ndërtimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara, për t'u përdorur në Afghanistan dhe në Siri.

8. Abdessamad Fateh, po ashtu i njohur si Abu Hamza; është anëtar i një rrjeti ekstremist me bazë në gadishullin skandinav, që mendohet të ketë lidhje me al-Kaidën dhe ka shkuar në Siri.

9. Abd al-Baset Azzouz ka qenë i pranishëm me aktivitetin e tij në Afghanistan, Britani dhe Libi. Ai u dërgua në Libi më 2011 nga udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, ku mobolizoi të paktën 200 luftëtarë. Ai njihet si një nga operatorët kryesorë, me aftësinë për të stërvitur rekrutë të al-Kaidës për një sërë kapacitetesh.

10. Maalim Salman u zgjodh nga udhëheqësi i al-Shabaab, që ka vdekur, Ahmed Abdi aw-Mohamed (aka Godane), për t'u bërë kryetari i luftëtarëve të huaj afrikanë. Ai ka stërvitur luftëtarë të huaj që donin t'i bashkoheshin al-Shabaab-it dhe është përfshirë në operacione në Afrikë, që kanë patur në objektiv turistë, "grupime njerëzish për zbavitje" dhe kisha.

Përveç këtyre individëve dhe grupeve, Departamenti i Shtetit ka përcaktuar si terroristë edhe disa luftëtarë të huaj, të emëruar të tillë edhe më parë, dhe entitete të tjera me lidhje me ta, sipas rezolutës së miratuar në Komisionin e Sanksioneve të OKB-së ndaj al-Kaidës, si: Brigadat Abdallah Azzam, Ansar al-Shari’a në Tunizi, Seifallah Ben Hassine, Ibrahim Suleiman Hamad Al-Hablain, Ahmed Abdullah Saleh al-Khazmari al-Zahrani, Azzam Abdullah Zureik Al-Maulid Al-Subhi dhe Anders Cameroon Ostensvig Dale.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG