Lidhje

Tre shtete amerikane ndryshojnë ligjet e votimeve


Gjykatat në tre shtete amerikane, në Karolinën e Veriut, Uiskonsin dhe Kanzas, të premtën morën vendime për të përmbysur ligjet kufizuese për votimet.

Këto vendime vijnë vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, ku do të përballen miliarderi Donald Trump dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Vendimet në të tre shtetet ka të ngjarë të rezultojë në një pjesëmarrje më të madhe të pakicave në votimet e nëntorit.

Ligjet kufizuese janë miratuar kryesisht pas zgjedhjes së presidentit demokrat Barack Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.

Mbështetësit e masave kufizuese thonë se ato ndalojnë manipulimin e votave. Megjithatë, studime të shumta kanë treguar se manipulimi i votave në Shtetet e Bashkuara është tepër i vogėl.

XS
SM
MD
LG