Lidhje

Statujë e re dylli e Angela Merkel


Katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme gjermane, një statujë dylli e rifreskuar e Kancelares Angela Merkel u zbulua për publikun në muzeun Madame Tussaud sot në Berlin.

Zonja Merkel është aktualisht në fazën e fundit të fushatës së saj zgjedhore, e cila është përqëndruar kryesisht tek popullariteti i saj personal dhe jo tek problemet e vendit.

Nina Zerbe, zëdhënëse e degës së Berlinit të ekspozitës Madame Tussaud, tha se statuja e përditësuar nuk kishte për qëllim që të kishte rëndësi politike, por ishte një përgjigje ndaj kërkesës popullore.

Ajo tha se figura e mëparshme e Merkelit, e krijuar në vitin 2005, ishte në krye të listës për nga popullariteti i vizitorëve të muzeut.

Angela Merkel tani konsiderohet gjerësisht si udhëheqësja më e fuqishme e Evropës dhe pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Rivali i saj kryesor është 66-vjeçari i partisë Social Demokrate, Peer Steinbrueck.
XS
SM
MD
LG