Lidhje

Statuja e Krishtit në qendër të vëmendjes së tifozëve në Rio

  • Parke Brewer

Shumë vizitorë në Rio, ndër ta edhe atletët olimpikë dhe familjarët e tyre, po e vizitojnë për herë të parë qytetin mahnitës bregdetar. Në epiqendër të vëmendjes është një udhëtim për tek Statuja e Krishtit që ofron pamje të mrekullueshme të qytetit.

Statuja prej betoni qëndron mbi qytetin e Rios për 85 vitesh tashmë.

“Kemi 3 deri në 4 mijë vizitorë çdo ditë në këtë periudhë. Gjatë vitit janë rreth 2 mijë në ditë.”

Statuja e Krishtit Shpëtimtar ndodhet rreth 20 minuta larg bregut të Kopakabanas. Njerëzit ngjiten atje me një tram, bileta e të cilit kushton 21 dollarë. Pasi mbërrijnë atje, eksperienca është e pashlyeshme.

“Nga maja e shikon qytetin në 360 gradë. Që nga viti 2007 u rradhit ndër shtatë mrekullitë e reja të botës dhe të gjithë duan të vijnë ta shikojnë,”thotë Jacqueline De Melo, e cila punon me kompaninë e menaxhimit të statujës.

Trami që ngjitet në majë është edhe më i vjetër se vetë monumenti. Trami i parë filloi punën në vitin 1884. Ai ngjitet në një lartësi prej 700 metrash deri në majën e malit Corcovado, ku është vendosur statuja.

“Është shumë e bukur. Një ndër mrekullitë e botës që ja vlen të shikosh,”thotë Luis Enrique, vizitor nga Kolumbia.

“Është shumë bukur dhe me pamje të mrekullueshme,” thotë Laura Machuca, vizitore nga Shtetet e Bashkuara.

“Krishti Shpëtimtar” është 30 metra i lartë, përveç piedestalit të tij prej 8 metrash. Krahët e tij shtrihen 28 metra. Nga maja mund të shikosh të gjithë Rio de Zhaneiron, stadiumin e famshëm Marakana dhe bregdetin Ipanema.

Por, ajo që i mahnit vizitorët është madhështia e skulpturës të krijuar prej skulptorit polako-francez Paul Landowski.

“Është vërtet një bukuri mbresëlënëse. Mezi prisnim ta shikonim dhe jemi mirënjohës që ndodhemi këtu.”

Dhe sigurisht, njerëzit nuk largohen pa marrë me vete dëshminë se ishin këtu.

XS
SM
MD
LG