Lidhje

Dëmtohet nga rrufeja statuja e Krishtit në Brazil


Statuja ikonë e Krishtit në Rio de Janeiro të Brazilit është dëmtuar nga një goditje rrufeje natën e së enjtes.

Zyrtarët brazilianë thanë dje se gishti i madh i dorës së djathtë të statujës kishte pësuar një dëmtim të vogël gjatë stuhisë së fuqishme që përfshiu gjithë Rio de Janeiron.

Statuja 38 metra e lartë, ngrihet në majë të një mali të pjerrët dhe është goditur shpesh nga rrufeja. Edhe gishti i mesëm i dorës së saj të djathtë u dëmtua nga një stuhi muajin e kaluar.

Një klerik i Kryedioqezës së Rios, cila menaxhon statujën, tha se riparimet do të kryhet së shpejti. Ai tha se kisha ka një sasi guri të si ajo e përdorur fillimisht për të ndërtuar statujën, e cila është ngritur në vitin 1931.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG