Lidhje

Turistët të zhgënjyer nga mbyllja e Statujës së Lirisë

  • Bernard Shusman

Turistët u përpoqën t’i afroheshin asaj sa më shumë, në ditën e parë të mbylljes së qeverisë dhe objekteve të rëndësishme historike

Një prej pikave turistike të Amerikës, Statuja e Lirisë, shikohej dje por nuk mund të prekej pasi mbyllja e pjesëshme e qeverisë federale shkaktoi edhe mbylljen e disa prej pikave turistike të Amerikës.

Turistët të mbledhur në cepin jugor të Manhattanit prisnin të hipnin dje në tragetin që do t’i çonte tek Statuja e Lirisë. Por Zonja Liberty, me pishtarin e dritës që mban në dorë, ishte e mbyllur për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane.

Turistët mund ta shihnin por vetëm nga trageti, që i çon turistët në pikat e njohura të Nju Jorkut: Ishulli Liria dhe Ishulli Ellis aty pranë. Në kohë normale, miliona visitorë vijnë këtu çdo vit.

Will Koehn nga shteti i Mizurit dukej i habitur që nuk mundi t'i vizitonte këto pika turistike.

“Ne erdhëm për të parë Statujën e Lirisë, shkuam tek sporteli për të blerë biletat, por nuk mund të shkonim tek ishilli dhe jemi të zhgënjyer”.

Për disa turistë, mbyllja e qeverisë ishte më shumë se sa zhgënjyese.


“Mendoj se imazhi i Amerikës mund të jetë dëmtuar, sepse si turist nga një vend tjetër erdha në Shtetet e Bashkuara për të parë këtë vend, për të përjetuar kulturën dhe jetën amerikane. Por nuk munda ta përjetoja megjithëse kam paguar, duke menduar se po vij në një vend të zhvilluar dhe jo në një vend në zhvillim”, thotë turisti britanik, Payal Patel.

“Nuk mund ta besoj që një Kongres mund të mbajë peng popullin e vet, madje kam përshtypjen se ligjvënësit duan të armiqësojnë popullin amerikan dhe ta zemërojnë atë. Një numër i madh njerëzish nuk do të paguhen. Ç’është kjo, as që arrij ta kuptoj”, thotë Tina Marie, turiste nga Australia.

Sidoqoftë, turistët u përpoqën t’u afroheshin sa më shumë këtyre pikave, pas mbylljes së qeverisë dhe mbylljes së objekteve të rëndësishme të historisë amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG