Lidhje

Statusi, Fyle: Shqipëria në rrugën e duhur


Komisioneri europian në Tiranë për tryezën e dytë të Dialogut të nivelit të lartë. Thirrje qeverisë dhe opozitës për bashkëpunim: “Konfrontimi politik dëmton integrimin”

Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot në Tiranë se nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë si deri më tani atëherë ajo është në rrugën e duhur për marrjen e statusit të vendit kandidat. Këto komente zoti Fyle i bëri në përfundim të takimit të dytë të Dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit europian, një nismë që synon të ndihmojë vendin në përshpejtimin e procesit të integrimit europian. Zoti Fyle përsëriti edhe një herë thirrjen për nevojën e një fryme kompromisi mes qeverisë dhe opozitës në trajtiin e sfidave të integrimit.

Stefan Fyle në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:07 0:00


Dhjetorin e kaluar, nën trysninë e disa vendeve me peshë në Bashkimin europian, shtetet anëtare e shtyn për ne qershor vendimin për cështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ato kërkuan më shumë kohë për të parë rezultate konkrete vecanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto cështje si dhe reforma në sistemin e Drejtësisë, por edhe elementë të tjerë, janë pjesë edhe e dialogut të Nivelit të lartë Shqipëri-Komisioni europian.

Takimi i dytë u zhvillua sot në Tiranë, me praninë e komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle i cili u shpreh optimist për cka është arritur deri më tani: “E kam vlerësuar punën e bërë deri tani vecanërisht në cështjet që lidhen me prioritetet kyce dhe historiku i rezultateve po bëhet gjithnjë e më shumë i besueshëm. duke vazhduar në këtë drejtim, sic është punuar deri tani, besoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për krijimin e kushteve për vendet anëtare që në qershor të vendosin për dhënien e Statusit të vendit kandidat”.

E kaluara e afërt e vendit ka treguar se mungesa e bashkëpunimit politik rrezikon procesin e integrimit. Kësaj i mëshoi edhe komisioneri Fyle, ndërsa theksoi se është i bindur se si qeveria dhe opozita janë të angazhuara ndaj këtij objektivi kombëtar të vendit: “I bëj thirrje të dyja palëve të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërfshirjeje më qëllim që të punojnë së bashku në mënyrë efikase për ti trajtuar sfidat të integrimit europian”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur me përfaqësuesit e opozitës në takim dhe falenderoi kryetaren e komisionit të integrimit Majlinda Bregu “për qasjen konstruktive dhe vullnetin e shprehur për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë proces, me shpresën që e njëjta qasje dhe i njëjti vullnet do të mund të mishërojë në tërësi nga ana e opozitës edhe debatin tonë publik në Parlament ose jo”.

Opozita përfaqësohej në takim edhe nga deputetët Eduard Halimi dhe Arben Ristani. Ajo ka kërkuar të ketë një përfaqësim më të gjerë, sic e kishin socialistët kur ishin në opozitë tha zonja Bregu. Ajo u shpreh se pavarësisht mbështetjes ndaj reformave për integrimin europian, opozita nuk mund të heshtë ndaj shkeljeve të vazhdueshme të standarteve nga ana e qeverisë. Për cështjen e Statusit zonja Bregu përsëriti se vendi i ka plotësuar që më herët kushtet dhe duhet që ta marrë atë në qershor
Clipp “Por, nga ana tjetër, ne mendojmë se përkeqësimi i zbatimit të standardeve europiane nuk e ndihmon Shqipërinë dhe nuk e çon askund. Në rast se në qershor nuk konfirmohet marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, besoj dhe uroj dhe për më tepër shpresoj t’i largohemi gjuhës së barcaletave ku kryeministri thotë që e kanë fajin vendet europiane, të akuzave për islamofobi apo për ekstremistë europianë dhe të pranohet se shkelja e standardeve europiane i trondit vendet e BE-së më shumë se çdo batutë tjetër politike”.

Përpara se vendet anëtare të marrin vendim qershorin e ardhshëm ato do të kenë në duar një tjetër raport të komisionit europian, të cilin zoti Fyle tha se do ta paraqiste në takimin e tretë të Dialogut të nivelit të lartë që pritet të zhvillohet sërish në Tiranë në fillim të muajit qershor.
XS
SM
MD
LG