Lidhje

Statusi, Rama: Meritonim më tepër

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se Shqipëria meritonte më shumë dhe se vendimi dy ditëve më parë për shtyrjen e dhënies së statusit qershorin e ardhshëm nuk ishte i mirë as për të dhe as për rajonin. Sipas zotit Rama problemet e brendshme të disa vendeve të Bashkimit europian po bëhen pengesë artificiale për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Ai. Megjithatë saktësoi kryeministri ai vetëm e rri vendosmërinë e qeverisë për reforma të thella dhe ndryshime rrënjesore u shpreh zoti Rama

“Vendimi i djeshëm për marrjen e vendimit mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në qershor, padyshim që nuk ishte vendimi më i mirë që Familja Evropiane mund të merrte për vendin tonë. Po me siguri as për rajonin nuk ishte vendimi më i mirë”.


Kryeministri Edi Rama nuk e fshehu zhgënjimin për qëndrimin e vendeve anëtare, për t’I refuzuar për të katërtën herë radhazi Shqipërisë marrjen e Statusit. Edhe sepse panorama ishte tërësisht e ndryshme nga ajo e herëve të shkuara. Komisioni europian kishte vlerëuar përmbushjen e kushteve që i ishin vënë Shqipërisë. Parlamenti europian gjithashtu kishte miratuar një rezolutë në të njejtën linjë. Dhe ndërkohë edhe arsyeja e shtyrjes u motivua me nevojën për të patur më shumë kohë që vendet anëtare të bindeshin se Shqipëria do të vazhdonte te ecte në rrugën e duhur.

Në të vërtetë shtyrja për në qershor u mor nën trysninë e pesë vendeve anëtare, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së madhe, tre shtetet me peshën më të madhe në gjirin e Bashkimit europian, si dhe të Hollandës dhe Danimarkës. Kriza ekonomike në Europë e cila ka shtuar pakënaqësitë e europianëve, ka rritur së tepërmi trysnitë ndaj shumë qeverive, duke zbehur idenë e zgjerimit edhe si pasojë e disniveleve ende të dukshme mes themeluesve të Bashkimit europian dhe anëtarëve të rinj të ardhur nga ish Europa komuniste.

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se në gjirin e Bashkimit europian, forca ekstremiste kërkojnë t’I imponojnë familjes europiane një axhendë antieuropiane:

“Prandaj nuk mundem të mos e shpreh edhe keqardhjen, që procesi historik i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe fati evropian i vendeve në proces, siç është edhe vendi ynë, të ndërlikohet nga rrethana të brendshme politike apo vigjilje elektorale vendesh anëtare, ku nën ndikimin negativ të forcave ekstremiste, problemet me ekonominë, emigracionin apo papunësinë, kthehen artificialisht në pengesë e politikës evropiane të zgjerimit – që është suksesi më i madh në historinë e transformimit të kontinentit evropian”.

Por sipas opozitës shqiptare, përgjegjësia për shtyrjen e statusit është e qeverisë, e cila sic u shpreh dy ditë më parë kryetari Lulzim Basha, me arbitraritetin e saj dhe veprimet e saj antiligjore ushqeu skepticizmin dhe ktheu në skeptike edhe fuqitë e mëdha europiane të cilat me parë e kishin mbështetur Shqipërinë sipas tij. I një mendimi tërësisht të kundërt është zoti Rama, sipas të cilit Shqipëria po vuan ende pasojat e imazhit të qeverisë së kaluar, ndërkohë që tha se ndjehej i kënaqur për vlerësimet pozitive që sic theksoi, kishte marrë qeveria e tij ndonëse prej vetëm tre muajsh në detyrë:

"Të gjithë, edhe më hezituesit, i njohin dhe i vlerësojnë këto prova. Të tjera prova do të japim ditë pas dite, jo vetëm deri në qershor, por deri ditën e fundit të mandatit tonë. Dhe jo për ata që do të gjykojnë në qershor, në Bruksel, progresin e bërë, por për të ndërtuar për popullin tonë rrugën e Shqipërisë Evropiane. Asgjë s’mund t’i zmbrapsë as shqiptarët, as qeverinë e tyre nga kjo rrugë e fatit evropian që e kanë shkruar për atdheun tonë gjeografia, historia, gjaku, letrat dhe stërmundimet e njerëzve tanë. Integrimi evropian nuk është për ne një provim para të tjerëve, por një sprovë përpara vetes dhe gjeneratës tjetër të shqiptarëve".

Kryeministri Rama saktësoi se vendimi për statusin vetëm sa e rrit vendosmërinë e qeverisë për reforma të thella shtet-ndërtuese dhe ndryshime rrënjësore e cilësore në çdo fushë, tha ai.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG