Lidhje

Studime të reja për pesticidet organofosfate, shtatgjatësinë dhe kujtesën

  • Astrit Lulushi

Studime të reja për pesticidet organofosfate, shtatgjatësinë dhe kujtesën

Studime të reja për pesticidet organofosfate, shtatgjatësinë dhe kujtesën

Kërkime të reja tregojnë se ekspozimi ndaj pesticideve që përmbajnë një lloj kimikati të caktuar lidhet me pasojat negative afatgjatë tek fëmijët e palindur. Kimikati i quajtura OrganoPhosphate ose OP gjendet në pesticidet dhe insekticidet më të zakonshme dhe më helmuese që përdoren sot. Ato japin rezultate duke sulmuar sitemin nervor të insekteve.

Efektet e organofosfateve tek njerëzit janë të ndryshme dhe varen nga një numër faktorësh. Por këto efekte mund të trajtohen ose mund të rishfaqen. Tre studime mjekësore nga grupe të ndryshme shkencëtarësh matën nivelet e organofosfatit në urinën ose në plazmën e kordonin umbilikal të grave shtazëna për të vlerësuar efektet e pesticideve në inteligjencën e fëmijëve.

Një prej studimeve zbuloi se fëmijët 7 vjeçarë, nënat e të cilëve kishin patur nivele të larta të pesticidi OP në urinë gjatë periudhës së shtazënisë, kishin një shkallë inteligjence ose IQ, 7 pikë më të ulët sesa fëmijët, nënat e të cilëve kishin patur sasi të vogël organofosfati në sistemin e tyre. Rezultate e studimeve që u botuan në revistën Environmental Health Perspectives, treguan se ndërkohë që studimet u kryen në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri dhe krahasimi i një studimi me tjetrin ishte i pamundur, të tre studimet treguan një lidhje midis ekspozimit paralindjes ndaj pesticidit organofosfat dhe shkallës së ulët të inteligjencës tek fëmijët.

Shtatgjatësia dhe mpiksja e gjakut

Dihet se mbipesha është një faktor i rrezikshëm për krijimin e grimcave ose mpiksje të gjakut. Por tani thuhet se edhe shtatlartësia mund të jetë një tjetër faktor. Autorët e studimit mblodhën të dhëna nga më shumë se 26 mijë burra për gati 13 vjet. Për këtë studim u përzgjodhën burra të gjatë 1 metër e 80 cm dhe të shkurtër 1 metër e 60 cm. Gratë ishin të gjata 1 metër e 70 cm, ndërsa ato shtatshkurtra 1 metër e 50 cm. Gjithashtu mes pjesmarrësve kishte mbi peshë dhe me peshë normale trupore.

Studiuesit zbuluan se burrat shtatlartë me peshë normale ishin 2 herë e gjysmë më në rrezik të prekeshin nga mbiksja e gjakut, në krahasim me burrat shtatshkurtër. Por tek gratë shtatlarte ky rrezik nuk ishte më i madh në krahasim me gratë shtatshkurtra, përderisa të gjitha kishin peshë trupore normale.

Megjithatë, rreziku për mpiksje gjaku shtohej për çdo grup, pavarësisht nga shtatlartësia apo gjinia, nëse ishin mbi peshë.

Ekspertët thonë se rezultatet e studimit nuk mund të përgjithësohen për të gjithë njerëzit, sepse pjesmarrësit në studim ishin përzgjedhur nga një qytet i vetëm. Sudimi u krye nga shkencëtarë të Universitetit Tromso në Norvegji.

Studim mbi kujtesën

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në klinikën Mayo të Klevelandit tregon se burrat harrojnë më shpejtë sesa gratë. Ata ka gjasa të preken më shumë nga humbja e kujtesës, ndërsa moshohen.

Vitet e fundit Leif Bollesen e kuptonte se shpesh harronte data të caktuara si ditëlindje e përvjetorë, por nuk i kushtonte rëndësi. Tani kujtesa e tij është përkeqësuar.

Leif thotë se është turp që dikush vjen në dhomë, të përshëndet dhe ti nuk e di se kush është. Leif ishte një mes 2 mijë personave mbi 70 vjeç që morën pjesë në studim në klinikën Mayo. Autorët e studimit vunë re se 19 përqind e burrave u prekën nga humbja e lehtë e kujtesës. Mes grave kjo shifër ishte 14 përqind. Humbja e lehtë e kujtesës (MCI) është e dëmshme por jo aq sa të ndikojë në jetën e përditëshme të personit. Shkencëtarët nuk e kanë të qartë përse burrat preken nga humbja e kujtesës më shumë sesa gratë. Ata mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me sëmundjet e zemrës. Gjatë studimit u vu re se burrat që kishin gjasa të prekeshin nga humbja e kujtesës ishin të prirur për të patur më shumë faktorë për sëmundje në zemër sesa gratë. Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit konsiderohen si faktorë rreziku për sëmundje në zemër dhe që ndeshen më shpesh mes burrave.

XS
SM
MD
LG