Lidhje

Stivi Niks me albumin e saj të ri “In your dreams”


Stivi Niks me albumin e saj të ri “In your dreams”
Stivi Niks me albumin e saj të ri “In your dreams”

Shumë adhurues dhe kritikë të artit po e quajnë albumin e ri të Stivi Niksit si më të mirin e karrierës së saj si soliste. Albumi “In your dreams” vjen mbas një periudhe 10 vjeçare për këngëtaren, e cila ka bashkëpunime me emra shumë të njohur gjatë aktivitetit të saj muzikor.

Titulli i albumit “In your dreams” i Stivi Niks, është shkëputur nga një prej 7 këngëve të albumit që vetë këngëtarja i shkroi me Dave Stewart të Eurythmics, i cili është bashkëpunëtor në krijimin e këtij albumi. Albumi u regjistrua në shtëpinë e Stiviet në Kaliforni. Këngëtarja thotë se ky album është më i arrituri i karrierës së saj.

“Annabel Lee” është një përshtatje e një poeme e Edgar Allan Poe të vitit 1849. Këngët e tjera të albumin “In your dreams” u frymëzuan nga ngjarje personale në jetën e Steve. Dy prej poemave të përdorura në këngët e saj janë të viteve 1970.

Në vitin 2004, Stevi Niks nisi të vizitojë ushtarët të plagosur në luftë të cilët kuroheshin në Uashington dhe Bethesat. Në albumin e saj të ri përfshihet kënga “Soldier’s angel” , e cila ka një kuptim të madh për të dhe për ata që ajo vizitoi në spital.

Stivi Niks së fundmi ka realizuar një turne me këngëtarin legjendar të muzikës rok Rod Stjuart. Ajo thotë se planet e saj për të ardhmen përfshijnë një album të ri si dhe një turne që mund të realizohet në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG